
Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollt amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe befasitë në të njëjton kohë.
Phoenix Suns ka marrë një fitore të vleshme në udhëtim te Philadelphia 76ers me 10 pikë diferencë 99:109.
Bradley Beal drejtoi mysafirët drejt fitores me 25 pikë, ndërsa Kevin Durant shënoi 23. Booker kishte 10 pikë dhe po aq asistime.
Në ndeshjet e tjera bien në sy surprizat dhe fitoret e mëdha të Orlandos në New York, si dhe të Chicagos ndaj San Antonios.
Luka Doncic për shkak të lëndimit nuk është ende në parket dhe kjo ndihet në ndeshjet e Dallasit, i cili mbrëmë pësoi një tjetër disfatë, këtë herë në udhëtim te Memphisi.
Rezultatet:
Detroit – Portland 118:115
Philadelphia – Phoenix 99:109
Brooklyn – Indiana 99:113
New York – Orlando 94:103
Toronto – Milwaukee 104:128
Chicago – San Antonio 114:110
Memphis – Dallas 119:104
Minnesota – LA Clippers 108:106
Sacramento – Miami 123:118