Helikopteri policor i rrëzuar sot në aeroportin Petrovec afër Shkupit është blerë në vitin 2009. Ai është prodhim ruso-sovjetik, i llojit MI 17, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas informacioneve ende jozyrtare ai ka qenë i furnizuar me pajisje plotësuese për fluturim nate dhe me kamera termike. Bashkë me këto pajisje, supozohet se ka kushtuar mbi 10 milionë euro.
Helikopteri u rrëzua sot rreth orës 11 e 30 minuta, gjatë tentimit për fluturim, pasi është furnizuar me karburante.
Në helikopter në momentin e aksiddentit kanë qenë 5 persona prej të cilëve njëri ka marë lëndime të lehta.
Maqedoni Helikopteri i rrëzuar në Shkup është prodhim rus, ja çmimi i tij!