Lirime deri në 90% – Kriza ka goditur rëndë dyqanet (VIDEO)

Deri në 90 për qind janë ulur çmimet e produkteve në këtë dyqan në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Për shkak të krizës së rëndë të shkaktuar nga koronavirusi, disa nga produktet po shiten më lirë nga sa janë blerë, thotë menaxheri i dyqanit, Rexhep Avdiu, gjatë një prononcimi për gazetën LAJM. Por, edhe krahas çmimeve të ulëta, blerës nuk ka. Avdiu thotë se, për të është e rëndësishme vetëm të shpëtohet biznesi nga falimentimi.

Lirime deri në 90% – Kriza ka goditur rëndë dyqanet (VIDEO)

Lirime deri në 90% – Kriza ka goditur rëndë dyqanet (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Monday, May 4, 2020

“Unë punojë pas asnjë llogari. Asnjeherë nuk kemi pas lirime të tilla, 80% apo 90% dhe kjo është hera e parë, shkak është situata e shkaktuar nga koronavirusi. Nuk kemi mirëkuptim për qiranë apo shpenzimet tjera, prandaj duhet të gjejmë mënyrë për të mbijetuar”, tha Rexhep Avdi, menaxher.

Edhe në Qendrën Tregtare të Shkupit ka shumë lirime. Shumica e dyqaneve në këtë qendër kanë filluar të punojnë pasi u mbyllën muajin e kaluar për shkak të krizës me koronavirusin. Në ditët e para pas pauzës 1 mujore, shihen shumë pak klientët. Jasmina Karamiha shpreson që blerësit të kthehen në dyqanin me produkte vendase, ku ajo punon prej vitesh.
“Shpresoj se diçka mund të rregullohet, por pas koronës do të jetë e vështirë. Pas pushimit…ndëpremë qarkullimin dhe deri sa të kthehemi do të duhet kohë”, tha Jasmina Karamiha, shitëse.

Sipërmarrësit thonë se ky vit do të jetë shumë i vështirë për ta. Ata bëjnë i thirrje qeverisë që tu del në ndihmë sa më parë dhe të mos lejojë mbylljen e bizneseve që prej vitesh i paguajnë tatime shtetit.
“Mendoj se institucionet përkatëse dhe Qeveria do të dalin në ndihmë, të paktën njëherë, mjaftë ne kontribuam, duhet edhe ata të dalin dhe të thonë se në jemi këtu dhe do të ju ndihmojmë juve sepse të gjithë ishim të prekur nga situata. Shpresoj që do të na dalin në ndihmë dhe nuk do të dëshpërohemi më tepër seç jemi”, tha Jasmina Karamiha, shitëse.

Deri më tani, Qeveria ka miratuar disa masa siç është vendimi për subvencionimin e pagave të punëtorëve në firmat private prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj. Megjithatë, këto masa sipas ekspertëve të ekonomisë, janë të pamjaftueshme për zbutur krizën nga koronavirusi./ Senehate Nimani & Amir Idrizi – Gazeta LAJM