Drejtuesit e Manchester United kanë arritur në përfundim se futbollisti i Atalantas, Ederson do të ishte një forcë e shtuar ideale në mesfushë.
Braziliani ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë gjatë muajve të fundit, përfshirë Liverpoolin, pasi momentalisht shihet si një nga mesfushorët më të kompletuar.
Si rezultat, Manchester United ka shfaqur interesim të shtuar për 25-vjeçarin javët e fundit dhe pritet që së shpejti t’i afrohen skuadrës italiane për të nisur bisedimet për verën e ardhshme.
Çmimi i mesfushorit pritet të jetë të paktën po aq i lartë sa i Teun Koopmeiners, i cili u shit te Juventusi verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë rreth 60 milionë euro, përfshirë shtesat.




