Lakers rikthehen te fitoret, triumfojnë edhe Suns dhe Mavericks

Los Angeles Lakers forward Anthony Davis (3) gestures after making a three-point basket as Memphis Grizzlies forward Jaren Jackson Jr. looks away during the first half of an NBA basketball game, Sunday, Dec. 15, 2024, in Los Angeles. (AP Photo/Jessie Alcheh)

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare.

Phoenix Suns triumfuan me rezultat 116:109 ndaj Portland Trail Blazers.

Devin Booker udhëhoqi Phoenix drejt fitores me 28 pikë dhe Kevin Durant e ndoqi me 20 asistime.

Një tjetër natë e pabesueshme ishte për Luka Doncic, sllovenit i cili shënoi 45 pikë në fitoren 143:133 të Dallasit ndaj Golden State, dha 13 asistime dhe rrëmbeu 11 kërcime.

Meqë ra fjala, Mavericks dhe Warriors bënë historinë e NBA-së në këtë ndeshje dhe thyen rekordin për numrin e trepikëshave të realizuar në një ndeshje duke realizuar 48 prej tyre.

Lakers janë rikthyer te fitoret pasi kanë mundur Memphisin 116:110 në shtëpi, dhe më i miri në parket ishte Anthony Davis, i cili shënoi 40 pikë dhe pati 16 kërcime.