Autostradat rurale , ndikim i ndjeshëm në zhvillim

Kina ka nxitur në mënyrë të vazhdueshme zhvillimin e autostradave rurale nëpërmjet inovacionit në sistem, përmirësimit të politikave, planifikimit sistematik dhe zbatimit të masave të sakta. Përmasat, niveli i mirëmbajtjes, kapaciteti i shërbimeve dhe siguria e autostradave rurale janë përmirësuar ndjeshëm.

Autostradat rurale janë infrastruktura më e përhapur, me vlerën më të madhe publike dhe që u shërben më shumë njerëzve. Ato janë mënyra e transportit kryesore, ose madje edhe e vetme, në zonat rurale. Autostradat rurale luajnë rol të rëndësishëm në udhëtimet e fermerëve, përmirësimin e mirëqenies e të kushteve të jetesës dhe nxitjen e modernizimit të bujqësisë dhe zonave rurale

Kina ka zhvilluar një model për zhvillimin e autostadave rurale që u përshtatet kushteve të vendit dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për uljen globale të varfërisë.

Në të ardhmen synohen të ndiqen parimet e hapjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, duke forcuar shkëmbimet ndërkombëtare në fushën e zhvillimit të autostradave rurale dhe duke eksploruar modele të reja me vendet e tjera në këtë fushë. Kina synon të kontribuojë më tej në përmirësimin global të autostradave rurale dhe uljen e varfërisë, duke sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë .