Shanset e Real Madridit për ta transferuar Eduardo Camavingan janë minimizuar, me Rennesin që ka prioritet ruajtjen e skuadrës për sezonin 2020/21.
Me konfirmimin e Ligue 1 për përfundimin para kohe të sezonit, Rennes zyrtarisht ka përfunduar në vendin e tretë, çka do thotë se do të kërkojë një vend në fazën e grupeve të Champions League përmes kualifikimeve.
Do të jetë debutim për ta pjesëmarrja në garat evropiane andaj nga Franca vijnë lajmet se objektivi është mbajtja e të njëjtës skuadër.
Zinedine Zidane e pëlqen shumë mesfushorin që luan në rolin e Casemiros, por duket se duhet të presë të paktën edhe një sezon për ta rrëmbyer atë.