PSG-ja dhe Barcelona po planifikojnë një ofertë për yllin e Liverpoolit pas ‘mosmarrëveshjeve’ në prapaskena

2YFY6KN Arne Slot manager celebrates the win with the fans during the UEFA Champions League, League Stage match Liverpool vs Bayer 04 Leverkusen at Anfield, Liverpool, United Kingdom, 5th November 2024 (Photo by Gareth Evans/News Images)

Paris Saint-Germaini dhe Barcelona raportohet se po planifikojnë të bëjnë një ofertë befasuese për ta transferuar njërin prej lojtarëve kryesor të Liverpoolit, pas ‘mosmarrëveshjeve’ të tij me klubin.

Është e ditur për publikun tashmë se Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk, tre prej lojtarëve më të rëndësishëm të Liverpoolit, do t’iu skadojë kontrata në fund të sezonit.

Salah mori vendimin e diskutueshëm për të folur para gazetarëve dhe për të shpjeguar se nuk ka marrë ende një ofertë nga klubi, teksa Alexander-Arnold po vazhdon të lidhet me një kalim tek Real Madridi.

Por në një kthesë të papritur, tashmë është zbuluar se një tjetër lojtar i rëndësishëm i Liverpoolit mund të largohet pasi negociatat për rinovimin e kontratës nuk po shkojnë siç duhet.

Sipas një raportimi nga Antena 2, ‘Të Kuqtë’ kanë qenë në diskutime të kontratës me sulmuesin Luis Diaz madje i kanë bërë një ofertë atij.

Sidoqoftë, është thënë se ai propozim nuk i ka plotësuar kërkesat që kishte kolumbiani i cili ka 9 gola dhe 2 asistime në 18 ndeshje për Liverpoolin deri më tani këtë sezon.

Kontrata e Diazit skadon në vitin 2027, por bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes nuk kanë avancuar ashtu siç ishte pritur dhe ka pasur disa ‘mosmarrëveshje’.

Që të dyja PSG-ja dhe Barcelona, e kanë ndjekur Diazin tash e sa kohë dhe thuhet se po përcjellin me kujdes situatën e tij.