Policët e Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup dje kanë privuar nga liria dy persona të cilët pak më herët kanë kryer një grabitje në një lokal për shitje në parkun e qytetit në Shkup. Me datë 29.11.2024 rreth orës 20:30, zyrtarët policorë nga PI kanë vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm për veprën penale “grabitje”, e cila aktualisht po kryhej në një lokal për shitje në parkun e qytetit në Shkup.
Në momentin e mbërritjes së punonjësve të policisë, autorët janë parë duke u larguar nga dyqani me armë zjarri në duar dhe nga punonjësit e policisë janë dhënë urdhra për ndalimin dhe hedhjen e armëve, por grabitësit janë larguar, ndërsa punonjësit e policisë kanë qëlluar disa të shtëna paralajmëruese dhe ka arrstuar grabitësit.
Ata janë privuar nga liria dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Publike do të bëhet kallëzim përkatës.
Maqedoni Janë arrestuar dy grabitësit që grabitën një dyqan në parkun e qytetit...