Do ndërtohet sistemi “BeiDou” i brezit të ardhshëm

Kina po planifikon të zhvillojë sistemin e saj të brezit të ardhshëm “BeiDou”, që do të jetë më i përparuar teknologjikisht e më i fuqishëm funksionalisht, dhe do të ofrojë shërbime me cilësi më të lartë.

Tre satelitë eksperimentalë të këtij sistemi navigimi janë planifikuar të lëshohen rreth vitit 2027, ndërsa krijimi i rrjetit do të fillojë rreth vitit 2029 dhe do të përfundojë deri më 2035.

Kina synon arritjen e përparimeve teknologjike kyçe deri më 2025, thuhet në një raport të publikuar të enjten në një simpozium lidhur me 30-vjetorin e ndërtimit të Sistemit të Navigacionit Satelitar “Beidou”.

Sistemi i brezit të ardhshëm “BeiDou” do të ofrojë navigim dhe pozicionim në kohë reale, me nivele saktësie që shkojnë nga disa metra deri në disa decimetra, sipas Zyrës së Navigimit Satelitor të Kinës.
Gjithashtu, sistemi do të sigurojë mbulim të gjithanshëm për terminalet e përdoruesve që shtrihen nga sipërfaqja e Tokës deri në thellësinë e hapësirës.