Legjenda e Manchester United, Roy Keane u përfshi në një moment sherri me një tifoz të Ipswich Town pas barazimit 1-1 të dy skuadrave të dielën mbrëma në Ligën Premier.
Teksa Keane po bëhej gati të merrte pjesë në intervistën e parë të Ruben Amorimit pas ndeshjes me Sky Sports, një tifoz filloi ta ngacmonte nga tribuna.
Keane vendosi të përballej me tifozin duke shkuar deri te tribuna ku ai po qëndronte dhe po e provokonte.
Legjenda e Man United u pa të ishte në një grindje të ashpër me tifozin dhe madje i thoshte individit “Le ta diskutojmë në parkingun e veturave këtë ne të dy”, i tha Keane.
Në fund u desh intervenimi i njerëzve të tjerë për të qetësuar legjendën irlandeze, derisa tifozi i nxor jashtë stadiumit.