As nuk deshën të dëgjonin për Pogban – vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

Paul Pogba ka ndarë rrugët me Juventusin dhe është në kërkim të një skuadre tjetër të mirë për të luajtur nga viti 2025.

Francezi i është propozuar Atletico Madridit, shkruan El Nacional.

Ky medium vë në dukje se përgjigja e dhënë nga klubi spanjoll e cila erdhi shpejt dhe ishte e fortë.

Atletico nuk dëshiron të merret me Pogban, imazhi i të cilit nuk përputhet në asnjë mënyrë me ADN-në e ekipit të krijuar nga Diego Simeone.

Gjithashtu në La Liga, shoqëruesi i Pogbas ka diskutime edhe me Villarrealin, një skuadër tashmë e renditur në vendin e katërt në kampionat, vetëm dy pikë pas Atletico Madridit.

Nëse ai gjithashtu refuzohet nga Villarreal, Pogba po shqyrton gjithashtu opsionet e Ligës Premier, Neëcastle dhe West Ham.