Protestuesit po bëjnë thirrje për dorëheqjen e liderit rajonal të Valencias, Carlos Mazón, shkruan euronews.
Mijëra njerëz janë mbledhur në Valencia, për të protestuar kundër reagimit të autoriteteve spanjolle ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar.
Demonstrata, e organizuar nga grupe sociale dhe qytetare, denoncoi trajtimin e katastrofës dhe bëri thirrje për dorëheqjen e presidentit të qeverisë rajonale Carlos Mazón.
Shumë marshues brohorisnin “Mazón dorëhiqu”, ndërsa të tjerë mbanin pankarta me mesazhe si “ju na vratë!”
Disa protestues u përleshën me policinë përpara bashkisë së Valencias, ku protestuesit filluan marshimin e tyre drejt selisë së qeverisë rajonale.