“Nuk doli ashtu siç e prisnim” – Slot flet për fitoren ndaj Aston Villës dhe golat nga kundërsulmet

2YFY6KN Arne Slot manager celebrates the win with the fans during the UEFA Champions League, League Stage match Liverpool vs Bayer 04 Leverkusen at Anfield, Liverpool, United Kingdom, 5th November 2024 (Photo by Gareth Evans/News Images)

Liverpooli ka marrë një fitore të radhës në Ligën Premier, teksa ka mposhtur Aston Villën me rezultat të pastër 2-0 në Anfield.

Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për The Reds të cilët e kanë shtuar në pesë pikë diferencën me Manchester Cityn e vendit të dytë.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka thënë pas ndeshjes se nuk ka qenë një fitore e lehtë, megjithatë Aston Villa nuk ka qenë agresive siç ishin përgatitur ata para ndeshjes.

“Nuk ishte e lehtë siç kanë qenë shumica e ndeshjeve tona tani. Aston Villa ndoshta nuk ishte aq agresive sa mendonim se do të ishin. Ne ishim të durueshëm,” tha Arne Slot për TNT Sports pas fitores 2-0 të Liverpool ndaj Aston Villa.

“Një gjë në të cilën ata janë shumë të mirë janë goditjet standarde. Në përgjithësi, ne kishim kontroll mbi lojën dhe shënuam nga dy kundërsulme, gjë që ndoshta nuk është ajo që do të prisnim”.

“Nuk është hera e parë që Liverpool shënon nga kundërsulmet e tilla, sepse ne kemi lojtarë që janë shumë të shpejtë”, tha trajneri holandez.

Darwin Nunez dhe Mohamed Salah shënuan golat për suksesin e The Reds të cilët tani janë lider në Ligën Premier me 28 pikë.