Protestuesit ndërpresin fjalimin e Netayanhut

Benjamin Netanyahu, Israel's prime minister, during a news conference to present a cost of living plan in Jerusalem, Israel, on Wednesday, Jan. 11. 2023. Israel has raised interest rates to their highest level since 2008 and indicated theyll remain elevated for some time. Photographer: Kobi Wolf/Bloomberg via Getty Images

Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një ceremonie të mbajtur më 27 tetor për të kujtuar viktimat e sulmit të vitit të kaluar të kryer nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit.

Protestuesit brohoritën “turp të qoftë” dhe bënë zhurmë, duke e detyruar Netanyahun që ta ndërpresë adresimin, pak pasi nisi të fliste.

Kjo ngjarje, në kujtim të viktimave të sulmit të 7 tetorit 2023, është transmetuar drejtpërdrejt në mbarë Izrealin.

Shumë izraelitë e fajësojnë Netanyahun për dështime që ia mundësuan Hamasit të kryejë sulmin në jug të Izraelit tetorin e vitit të kaluar. Ata e mbajnë përgjegjës kryeministrin izraelit edhe për dështimin për të liruar pengjet e mbetura, që mbahen në Gazë nga Hamasi.

Gjatë sulmit të paprecedent, Hamasi vrau afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Edhe afër 100 pengje gjenden në Gazë, shumica e të cilëve besohet se kanë vdekur.

Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare e Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe do të kthejë pengjet./REL