Shkruan: Hekuran Jashari
Më tepër se 2 dekada pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit e cila marrëveshje edhe ashtu nuk është se i ka dhënë kush e di se çfarë të drejta shqiptarëve, edhe ato pak dëshirojnë t’i heqin.
Çështja me Balancuesin është njëra prej tyre.
Nga njëra anë nuk duan ta pranojnë gjuhën shqipe si zyrtare, në anën tjetër të thonë të garosh për meritokraci në gjuhën që nuk është e ëmës, dhe vjen nga rrethana historikisht e sistematikisht i diskriminuar për të cilat duhet kohë dhe mekanizma mbrojtës për tu rikuperuar.
Kjo jo vetëm se është e padrejtë por edhe tendencioze.
Përfaqësuesit shqiptarë në qeveri VLEN kanë përgjegjësi dhe duhet me urgjencë të përgatisin plan dhe mekanizëm që i mbron shqiptarët nga e ashtuquajtura në teori politike “tirania e shumicës,” përndryshe ndikimi ynë në sferën publike mund të reduktohet dukshëm kësisoj duke na kthyer mbrapa në kohë.