Filipçe: Punonjësit shëndetësorë kujdesën për të gjithë ne dhe luftojnë për çdo jetë

Në ditën botërore për siguri dhe shëndet në punë u jam mirënjohës të gjithë kolegëve të mi, punonjësve shëndetësorë të cilët janë në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit. Ata po kujdesen për të gjithë ne dhe po luftojnë për çdo jetë, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai iu rekomandoi punonjësve shëndetësorë që të jenë të kujdesshëm në vendet e punës. Ndërsa qytetarët gjithmonë të mbajnë pajisje mbrojtëse, dhe të kenë një komunikim të sinqertë me mjekët e tyre.

“Në kohën kur bota po përballet me koronavirusin, është më se e qartë se masat mbrojtëse mund të shpëtojnë shumë jetë. Apeloj edhe njëherë tek të gjithë punëdhënësit dhe punëtorët që ti respektojnë protokollet për siguri”, shkroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.