Jurgen Klopp do të rikthehet në detyrën si trajner këtë javë për ish-klubin e tij Borussia Dortmund.
Klopp, në asnjë mënyrë, nuk po kthehet për ta marrë plotësisht përsipër skuadrën gjermane; është thjesht për një ndeshje nderuese këtë të shtunë.
Sidoqoftë, kjo do të jetë hera e parë e ish-trajnerit të Liverpoolit në kampionat që nga përfundimi i kohës së tij në Anfield sezonin e kaluar.
Ndeshja nderuese u kushtohet ish-lojtarëve të Dortmundit, Lukasz Piszczek dhe Jakub Blaszczykowski – të cilët të dy ishin pjesë e formacionit të Klopp.
Sa i përket trajnerit gjerman, ai pritet të bëjë një pushim për një vit para se të rikthehet nën menaxhim të ndonjë skuadre.
Besohet se Klopp po e pret Real Madrdin, ndonëse nuk përjashtohej as Barcelona, por që tani ka marrë bashkëkombësin e tij, Hansi Flick.