Samiti FOCAC , një mundësi dhe hapsirë e re bashkëpunimi për të ngritur nivelin e marrëdhënieve strategjike

Duke folur mbi rezultatet kryesore të samitit FOCAC , ministri i jashtëm kinez Wang Yi tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Kinës dhe të gjitha vendeve afrikane që kanë lidhje diplomatike me të, janë ngritur në nivelin e marrëdhënieve strategjike.

Karakterizimi i përgjithshëm i marrëdhënieve Kinë-Afrikë është ngritur në një komunitet Kinë-Afrikë me një të ardhme të përbashkët për epokën e re, tha Wang.

U paraqitën gjashtë propozime të mëdha për të çuar përpara modernizimin Kinë-Afrikë.

Wang, i bëri deklaratat gjatë takimit me median së bashku me Ministren e Jashtme senegaleze Yacine Fall dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kongos Jean-Claude Gakosso.

Samiti demonstroi besimin e fortë të Jugut Global tek solidariteti dhe bashkëpunimi, vuri në dukje Wang.

Sipas Fall dhe Gakosso, bashkëpunimi Afrikë-Kinë ka ndryshuar fatin e Afrikës, ndaj me siguri do të hyjë në histori si një model i bashkëpunimit ndërkombëtar.
Afrika është e gatshme të punojë me Kinën, për zbatimin e rezultateve të samitit dhe konsensusit midis dy palëve, thellimin e miqësisë Afrikë-Kinë, realizimin e zhvillimit dhe prosperitetit të përbashkët, thanë ata.