Në kuadër të samitit Kinë – Afrikë , presidenti kinez Xi Jinping pati takimeve të veçanta me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye, me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, me homologun e Mozambikut Filipe Jacinto Nyusi.
Në këto takime palët bashkëbiseduese rikonfirmuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.
Po ashtu u nënshkruan një sërë marrëveshjesh midis këtyre vendeve.
Në mes Kinës e Senegalit u nënshkruan një sërë dokumentesh bashkëpunimi dypalësh në fushën e zbatimit të iniciativave zhvillimore globale, bashkëpunimit investues dhe ekonomik, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, burimeve njerëzore dhe zhvillimit të gjelbër.
Gjithashtu Kina dhe Tanzania nënshkruan një sërë dokumentesh bashkëpunimi dypalësh në fusha të tilla si ndërlidhja dhe tregtia e produkteve bujqësore.
Ndërsa Kina dhe Mozambiku do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën e importit të produkteve bujqësore, medias etj.