SHBA-ja ka akuzuar liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe disa figura të tjera të shquara në grupin palestinez në lidhje me sulmin vdekjeprurës në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar.
Departamenti i drejtësisë tha se po padiste gjashtë anëtarë të Hamasit me shtatë akuza, duke përfshirë vrasjen e qytetarëve amerikanë, komplot për financimin e terrorizmit dhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Ankesa penale mbulon dekada të sulmeve të supozuara nga Hamasi, si dhe sulmin e paprecedentë në Izraelin jugor gati një vit më pare, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Është hapi i parë i zbatimit të ligjit amerikan për të mbajtur përgjegjës drejtuesit e sulmit të 7 tetorit, megjithëse deri në tre nga ata të përmendur në aktakuzë janë të vdekur dhe Sinëar besohet se fshihet në tunele diku nën Gaza.