ShBA sekuestron avionin e presidentin të Venezuelës, bie ndesh me sanksionet e saj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar avionin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, pasi përcaktuan se blerja e tij ishte në kundërshtim me sanksionet amerikane, ndër çështje të tjera kriminale.

Është zhvillimi më i fundit në atë që ka qenë prej kohësh një marrëdhënie e ftohtë midis ShBA-së dhe Venezuelës, dhe kapja e saj në Republikën Domenikane shënon një përshkallëzim ndërsa ShBA vazhdon të hetojë ato që i konsiderojnë si praktika korruptive nga qeveria e Venezuelës, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Avioni është përshkruar nga zyrtarët si ekuivalenti i Venezuelës me Air Force One dhe është fotografuar në vizitat e mëparshme shtetërore nga Maduro në mbarë botën.