Von der Leyen: Rusia është vazhdimisht në punë për të ngritur përçarje brenda Ballkanit

European Commission President Ursula von der Leyen speaks to press as she welcomes US Secretary of State (unseen) ahead of a meeting in Brussels on March 4, 2022. - NATO rejected on March 4, 2022 pleas from Ukraine to impose a no-fly zone to halt Russia's bombing, but Western allies said they were eyeing more sanctions on Moscow as it presses on with its war. Foreign ministers held emergency meetings at NATO and the European Union in Brussels, on the ninth day of Russian President Vladimir Putin's invasion of his pro-Western neighbour that has upended the global order. (Photo by YVES HERMAN / POOL / AFP) (Photo by YVES HERMAN/POOL/AFP via Getty Images)

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka thënë se një Evropa e pa konkurrencë është kur brenda saj e ka Ballkanin Perëndimor.

Në Forumin e Bledit, ajo ka theksuar se Rusia nuk e do një Ballkan Perëndimor të bashkuar, sipas saj, ajo vazhdimisht bënë veprime për të shkaktuar në Ballkan përçarje, njofton Klankosova.tv

“Më është kërkuar të përqendrohem në Ballkanin Perëndimor dhe jam shumë e lumtur për këtë. Udhëheqja aktuale ruse që jeton në të shkuarën refuzon të pranojë këtë realitet të thjeshtë sa herë që ka progres drejt pajtimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor, Kremlini përpiqet të trazojë ujërat e konflikteve të vjetra, Rusia është vazhdimisht në punë për të ngritur përçarje brenda Ballkanit Perëndimor dhe midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Evropës”.

“Shumica dërrmuese e njerëzve në Ballkanin Perëndimor nuk duan ndarje, ata duan integrim dhe kjo është që ajo çfarë duhet t’u japim atyre. Gjatë mandatit të parë në Komisionin Evropian zgjerimi u kthye në krye të agjendës politike. Nëse duam ta bëjmë Evropën ekonomikisht konkurruese dhe të aftë të mbrojë veten, në qoftë se ky është objektivi ynë thelbësor, atëherë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE e shoh si thelbësisht të rëndësishëm”, ka thwn Von der Leyen. /Klankosova.tv