Kallëzim penal për 25-vjeçarin nga Kumanova, tentoi të ik nga karantina

Policia e Strugës ka ngritur kallëzime penale kundër një 25-vjeçari nga fshati Mateç i Kumanovës i cili ishte vendosur në karantinë shtetërore në një hotel në Strugë.

Siç informojnë nga SPB-Ohër, më 8 prill ai tentoi të ik nga dhoma e një hoteli në Strugë, ku ishte vendosur në karantinë të detyrueshme. 25-vjeçari filloi të sillet në mënyrë të palakmueshme dhe agresive, duke injoruar udhëzimet e policisë.

25 vjeçari nga Kumanova akuzohet se ka shkelur nenin 205 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.