Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga përballë Mallorcas në udhëtim.
Los Blancos u ndalen nga Mallorca e Vedat Muriqit me yllin kosovar që realizoi një gol të bukur me kokë duke iu kundërpërgjigjur Rodrygos.
Debutimi i Kylian Mbappe ishte historia e madhe, por Carlo Ancelotti ishte i fokusuar në anën tjetër të fushës.
Mallorca krijoi shanse për të vazhduar më tej dhe për të rrëmbyer një fitore në momentet e fundit dhe Ancelotti u shqetësua nga një paraqitje e çuditshme e skuadrës së tij.
“Nuk jam i kënaqur me ndeshjen sepse mund të kishim bërë më mirë. Ne duhej të tregonim më shumë qëndrim”, ka thënë Ancelotti.
“Por, nuk dua të kërkoj justifikime. Është një ndeshje që mund ta kishim humbur për shkak të mungesës së përqendrimit sidomos në minutat e fundit”.