E qeshura e Kamala Harris, “arma” e saj sekrete! DW: Kundërshtarët e marrin si shkas për ta sulmuar

E qeshura me zë të lartë dhe ngrohtësia e shoqërojnë fushatën zgjedhore të kandidates demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris. Kundërshtarët e marrin këtë si shkas për ta sulmuar. Por Harris përballet. Me humor.

Ajo ka të qeshurën e një të çmendure. Donald Trump nuk lodhet së denigruari rivalen e tij, kandidaten e demokratëve për presidente, Kamala Harris, zëvendëspresidentja aktuale e SHBA. Ai tallet me të, si grua, si person me ngjyrë. Ndjekësit e tij në internet bashkohen, duke përhapur meme ofenduese dhe video të rreme. Por Harris dhe ekipi i saj i fushatës i përballojnë këto sulme duke i mbajtur pasqyrën ekipit të Trump. Shumë ndjekës në internet po merren me këtë rast, – veçanërisht në TikTok. Kanalet që më parë merreshin me personazhe të famshëm të showbizit e portretizojnë Kamala Harris si një ikonë të popit.

Në fokus është e qeshura e Kamal Harris, që qesh edhe për veten, që i le të kalojnë fushatat e sulmeve pa u trembur dhe sipas rastit edhe kundërsulmon. Kështu së fundmi ajo tha, se i njeh si prokurore shkelësit e ligjit të të gjitha llojeve. “Kriminelë që keqtrajtojnë gratë, mashtrues, gënjeshtarë, që i përdorin rregullat për favoret e tyre. Më besoni unë i njoh tipa si Donald Trump.”

Image

Harris dhe Walz në fushatën zgjedhore

Humori si çlirim

Ajo e nervozon vërtet Trump kur e quan “weird” – “të çuditshëm”, qesharak -dhe pastaj i kthehet seriozitetit të temave të fushatës zgjedhore. Me këtë taktikë ajo së bashku me Tim Walz, kandidatin për zëvendëspresident, jo me më pak humor po fiton pikë, thotë studiuesja e humorit,  Eva Ullmann: “Fushata zgjedhore në SHBA nuk ka të bëjë sigurisht vetëm me humorin. Dyshja Harris-Walz ka një linjë të qartë politike, mund të afirmohet dhe ka një status të lartë. Ata nuk janë kabaretistë, as nuk duan të shfaqen si të tillë, por humori i tyre ka diçka shumë të ngrohtë, me këmbë në tokë, diçka tërheqëse, dhe kjo është shumë çarmatosëse.”

Ullmann thotë, se avantazhi i madh që të dy kanë ndaj Trumpit kur bëhet fjalë për humorin është “fakti që ata nuk shfaqen aspak të parespektueshëm. Pikërisht kjo duket se po i po i kthehet Trumpit dhe rrethit të tij si bumerang, sepse shoqëria thotë : ‘Jo, nuk kemi më nerva për këtë denigrim të vazhdueshëm, për nënçmim, urrejtje, jemi ngopur me këto, nuk e duam më këtë formë humori.”

Humori nuk është humbje e pushtetit

Eva Ullmann, autore e librit “Humori është çështje e shefit”, është e bindur se kultura e humorit dhe e qeshura po ndryshon. “Humori në pozitat e pushtetit ka qenë prej kohësh i lidhur me një formë agresive humori si ajo formë që praktikon Trump. Por kjo nuk mjafton për të menaxhuar mirë punonjësit. Vetëdija se ka edhe humor që mund t’i bëjë të tjerët të duken mirë, që nuk i turpëron të tjerët, ky është në fakt një zhvillim i ri në postet e larta. Frika më e madhe për humor mes njerëzve në pozita pushteti është se mos nuk merren seriozisht, se bëhen qesharakë dhe shihen si kllounë.

Frika nga e qeshura është arkaike