Don Phenom nesër vjen me ‘freestyle’, a është ‘diss’ për kolegët?

Reperi Don Phenom ditë më parë paralajmëroi një ‘freestyle’, madje publikoi edhe një pjesë të tij.

Me anë të postimit të fundit, ai njoftoi fansat e tij se ‘freestyle’ do të publikohet nesër (e premte).

Por, shumë prej fansave janë të bindur që ky është ‘diss’ për dikë nga kolegët e estradës, ngase në të përmenden kunjat.

Don Phenom në këtë ‘freestyle’ krahas asaj që përmend kunjat, në tekst ka edhe fjalë eksplicite.