Kurti në konferencë me këshilltarin e tij që u intervistua nga policia për kanosje

E njëjta do të mbahet në orën 10:30 në oborrin e qeverisë së Kosovës, në bazë të njoftimit që ka dërguar zyra e kryeministrit.

Ndonëse nuk dihet arsyeja e mbajtjes së kësaj konference, bashkë me Kurtin aty do të jetë edhe këshilltari i tij, Shkëlzen Gashi.

Gashi u intervistua dje nga Policia e Kosovës për thirrjet e tij për “rezistencë” me anë të një postimi në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme dha dorëheqje njëri nga këshilltarët serb të Kurtit, Nenad Rashiq, pas aktakuzës së ngritur ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare.