Eminem dhuron ushqim për mjekët në Detroit

Hiti i tij i vitit 2002 “Lose Yourself” e bëri atë të dukej jotërheqës, shkruan DailyMail.

Por, mbrëmjen e së martës, punonjësit e kujdesit shëndetësor në Detroit nuk mund të ngopeshin me shpageta që shërbeu ylli i repit, Eminem.

Stafi në Spitalin Henry Ford postoi një fotografi në Instagram ku tregon paketimet të vogla shpageti dhe salcë domatesh të etiketuara me logon Shady Records dhe fjalët: ‘Faleminderit kujdestarëve të vijës së parë’.

Mjekët falënderuan reperin që siguroi një shujtë ushqim për anëtarët e ekipit të tyre.

Punëtorët në Qendrën Mjekësore në Detroit gjithashtu postuan në media sociale të martën imazhe, duke bërë thirrje në Twitter se ata gjithashtu kishin marrë furnizime falas të pastave.

Ekipi mjekësor u shprehën mirënjohës për mbështetjen dhe pastat që i ofroi reperi i quanin “Shpagetat e nënës” (sikurse në këngën e tij).

Në këngën “Lose Yourself” më 2002, Eminem ndër të tjera ka përmendur edhe këto shpageta.

Artisti i regjistrimit e kaloi rininë e tij në Detroit dhe ai filloi të bënte rep në moshën 14 vjeç.

Të mërkurën u regjistruan 2,813 vdekje dhe 33.966 raste të koronavirusit në Michigan.