Mauricio Pochettino thuhet se do të bëhet trajneri i ri i ekipit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky është një lajm i madh për tifozët e futbollit amerikan, veçanërisht pas eliminimit zhgënjyese të ekipit në fazën e grupeve në Copa America këtë verë dhe shkarkimit të ish-trajnerit Gregg Berhalter.
Pochettino, i cili më parë drejtoi Tottenhamin dhe Chelsean, ishte një kandidat kryesor për këtë post. Megjithëse federata shqyrtoi opsione të tjera, por argjentinasi u shfaq shpejt si favorit.
Pavarësisht se nuk ka menaxhuar kurrë një ekip kombëtar, argjentinasi ka një histori të fortë në nivel klubesh.
Ai udhëhoqi Tottenhamin deri në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, fitoi një titull në Ligue 1 me Paris Saint-Germain dhe së fundmi ndihmoi Chelsean të siguronte kualifikimin në garat evropiane.