Nuk dihet ende se sa i përhapur është problemi, por Aeroporti i Melburnit në Australi mësohet të ketë thënë gjithashtu se ata “po përjetojnë problemet globale të teknologjisë” që ndikon në procedurat e tyre të kontrollit.
Probleme u raportuan edhe në aeroportin e Berlinit, ku asnjë aeroplan nuk mund të ulej apo ngrihej mëngjesin e së premtes. Shkak, siç u tha, është një defekt teknik që ka sjellë vonesë në përpunim.

Sipas raportimeve, pati një dështim masiv të serverit dhe sistemet e urgjencës u tha se ishin aktivizuar.
Probleme u raportuan edhe në aeroportin Schiphol në Amsterdam, ku një numër i madh fluturimesh u vonuan. Në aeroportin Stansted të Londrës ka pasur vonesa për shkak se kontrollimi i pasagjerëve bëhet me dorë, gjë që ka krijuar turma të mëdha.
Ryanair paralajmëroi pasagjerët për vonesat dhe vonesat e mundshme të fluturimeve për shkak të problemeve teknike dhe u kërkoi atyre të kontrollojnë rregullisht aplikacionin për t’u informuar për statusin e fluturimit të tyre.
Problemi u raportua edhe nga të gjitha aeroportet e Spanjës, të cilët deklaruan se do të ketë “ndryshime” në funksionim për shkak të një defekti kompjuterik.
Problemi besohet të jetë shkaktuar nga një përditësim i softuerit antivirus që u lëshua brenda natës. Për shkak të kësaj, sistemet Windows në kompani u prekën, gjë që solli vështirësi në punën jo vetëm të aeroporteve dhe linjave ajrore, por edhe të bankave, mediave dhe kompanive të shumta.