Gareth Southgate ka sugjeruar se do të marrë pak kohë për të reflektuar para se të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë në krye të Anglisë.
53-vjeçari i udhëhoqi ‘Tre Luanët’ drejt vendit të dytë në Euro 2024, tri vite pasi ekipi i tij përfundoi po ashtu si i dyti në Euro 2020.
Përpjekja e fundit e Anglisë për të fituar turneun e parë madhor që prej vitit 1966 mori fund mbrëmjen e së dielës me një humbje me rezultat 2-1 nga Spanja.
Në më pas se një orë pas përfundimit të ndeshjes, Southgate u pyet rreth të ardhmes së tij në një intervistë.
“Nuk mendoj se është koha e mirë për të marrë një vendim. Më duhet të flas me personat e duhur. Nuk është koha tani”, ka thënë Southgate.
Përzgjedhësi anglez ka qenë në krye të kombëtares që nga shtatori i vitit 2016, ndërsa ka kontratë me Federatën e Futbollit të Anglisë deri në dhjetor.