Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është deklaruar fajtor për një akuzë për spiunazh si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me autoritetet amerikane.
Paraqitja e tij në gjykatë u zhvillua në territorin amerikan të Saipan. Ai u largua nga Britania e Madhe të hënën pasi u lirua me kusht nga burgu i sigurisë së lartë në Belmarsh.
Duke iu drejtuar gjykatës, Assange tha se shkeli ligjin amerikan duke inkurajuar rrjedhjet e klasifikuara, por tha se besonte se Akti i Spiunazhit shkel lirinë e fjalës.
Sipas marrëveshjes, gjykatësi e dënoi Assange me kohë të kryer tashmë në një burg britanik dhe i tha atij se do të mund të largohej nga gjykata si njeri i lirë.
Kërkesa e SHBA-së për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks për akuzat për spiunazh është hequr, dhe ai tani është në Australi për t’u ribashkuar me gruan e tij Stella dhe dy fëmijët e tyre, Gabriel dhe Max.