Në Hamburg po luhet ndeshja e dytë e Grupit B të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mes Kroacisë dhe Shqipërisë, shkruan syri.net.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të kuqezinjve, me golin e shënuar në minutën e 11-të nga Qazim Laçi.
Sapo ka nisur pjesa e dytë me të besuarit e Silvinjos që do të synojnë të ruajnë rezultatin, për të marrë fitoren.