Pak ditë më parë, Kylian Mbappe u bë zyrtarisht lojtar i ri i Real Madridit, duke kaluar falas nga Paris Saint Germain, duke u llogaritur një nga transferimet më të mëdha në njëzet vitet e fundit.
Është e qartë se Mbappen e pret te Real Madridi statusi i yllit më të madh, që do të ishte në çdo klub të botës dhe për këtë flet shumë trajtimi që i përgatitën francezit në kampin e klubit mbretëror.
Real Madridi ka një nga kampet më luksoze në botë dhe mbulon më shumë se një milion metra katrorë dhe ndodhet në Valdebebas, në veri të Madridit.
Në atë kamp Mbappe do të ketë një dhomë enkas për veten e tij, dhomë që më parë e kishte në dispozicion Toni Kroos, i cili i tha lamtumirë klubit këtë verë dhe do ta mbyllë karrierën pas Euro 2024.