Ousmane Dembele mund të largohet nga Paris Saint Germain vetëm pas një viti qëndrim në Parc de Princes.
Pas aventurave në Gjermani, Spanjë dhe sërish në Francë, sulmuesi anësorë mund të transferohet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier për ta vazhduar karrierën.
Është gjiganti anglez Chelsea që po kërkon ta përforcojë repartin ofensivë dhe Dembele shihet si një investim i madh i klubit.
Ka qenë mediumi francez Le10Sport që ka konfirmuar se Chelsea po e shikon mundësinë e transferimit të Dembeles, por për ta bërë këtë ata duhet të paguajnë rreth 100 milionë euro.
Londinezët duan që të rikthehen dhe të luftojnë për trofe nga sezoni i ardhshëm dhe Dembele shihet si lojtari i duhur për ta forcuar repartin ofensivë.