Arne Slot u konfirmua zyrtarisht si trajneri i ardhshëm i Liverpool-it të hënën pasdite, me holandezin që vjen si pasues i Jurgen Klopp.
45-vjeçari largohet nga Feyenoord , ku kaloi tre vjet dhe fitoi titullin e Eredivisie dhe Kupën e Holandës.
Slot ende nuk ka dhënë intervistën e tij të parë zyrtare si menaxher i Liverpool-it pasi puna e tij nis zyrtarisht më 1 qershor.
Megjithatë, ai dërgoi një mesazh të shkurtër për Feyenoord dhe tifozët e tyre, të postuar në faqen zyrtare të klubit holandez.
“Sigurisht që nuk është një vendim i lehtë të mbyllësh derën në një klub ku ke përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme dhe ke punuar me sukses me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm”, ka thënë fillimisht Slot.