Bislimi flet me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë për procesin e integrimit evropain

Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, nisi me një takim me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se këtë takim të parë mes tyre, u biseduan një mori temash, në mesin e të cilave edhe kultivimi e fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë e rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi Nemeth me situatën e aktualitetin në vend si dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë përgjatë tri viteve të fundit. Në dritën edhe të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian prej 1 korrikut, zëvendëskryeministri trajtoi dhe përkushtimin e objektivat e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian”.

“Duke e falënderuar për takimin, pikëpamjet dhe idetë e shkëmbyera, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për Nemeth, për mikpritjen dhe çështjet e adresuara”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv