Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan dje në Jarinjë, kërkohet dëbimi i tyre

epa09492602 Kosovo Police Special Operations Unit patrol the area near the border crossing between Kosovo and Serbia in Jarinje, Kosovo, 28 September 2021. Kosovo Serbs in the northern part of the ethnically divided town of Mitrovica set up road barricades with trucks and cars to protest against the Kosovo government?s entry ban on vehicles with Serbian registration plates. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë sot ndaj dy rusëve që janë ndaluar të dielën në Jarinjë për shkak se nuk kanë pasur viza të Kosovës.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Ai ka shtuar se në kuadër të kërkesës për aktakuzë është edhe dëbimi i rusëve nga Kosova.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës”.

“Kjo për shkak të veprës penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’”, pohoi Preteni.

Ndër tjera, ai shtoi se të dyshuar kanë ndalim 48-orësh. /Klankosova.tv