OSBE uron komunitetin goran: Sot festohet kontributi juaj në diversitetin kulturor të Kosovës

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka uruar të gjithë goranët e Kosovës për ditën e komunitetit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, thuhet se sot festohet kontributi i komunitetit goran në diversitetin kulturor të Kosovës, duke pasuruar shoqërinë përmes traditave të tyre unike.

“Misioni vlerëson përpjekjet e përfaqësuesve goranë të Kosovës që punojnë për të ruajtur trashëgiminë e tyre dhe për të përmirësuar mirëqenien e komunitetit të tyre, duke u përballur gjithashtu me sfida në lidhje me qasjen në arsim dhe përfaqësimin në sektorin publik”.

“Në këtë ditë të veçantë dërgojmë urimet më të përzemërta nga të gjithë ne në Misionin e OSBE-së në Kosovë!”, thuhet në deklaratën e Misionit të OSBE-së. /Klankosova.tv