Karate/ Xheladini dhe Zylali fituan medalje Ballkanike në Shkup

Më datë 14-15 dhjetor 2019 në Shkup u zhvillua turneu Ballkanik në karate “Balkan Countries Karate Championship” për kadet, junior dhe U21.
Në kuadër të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, morën pjesë edhe tre sportistët e klubit të karatesë “Drini” nga Struga, Hamza Zylali (kadet +70kg), Loriana Ramo (juniore -59kg) dhe Zana Xheladini (juniore +59kg).
Me medalje të bronztë u stolis Zana Xheladini dhe Hamza Zylali i argjendtë me ekipin përfaqësues, i cili ishte ndër më të mirët, duke fituar të tre luftërat me tre ekipet kundërshtare si: Shqipëria, Kosova dhe Turqia. Pa medalje këtë radhë mbeti Loriana Ramo.