Deskoska: Pastrimi i korrupsionit, procesi më i rëndësishëm në shtet

Pastrimi korrupsionit është procesi më i rëndësishëm në shtet, porositi ministrja e Drejtësisë. Renata Deskoa në fjalimin e sotëm në Sesionin e tetë të Konferencës së nënshkruesve shtetërorë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit (UNCAC).

“Korrupsioni paraqet kërcënim për demokracinë dhe qeverisjen e të drejtës. Shoqëritë me mekanizma të fuqishëm dhe të paanshëm për luftë kundër korrupsionit janë shoqëri me cilësi dukshëm më të madhe të jetës. Pastrimi i korrupsionit në shoqëri është proces shumë sfidues, por ky është procesi më i rëndësishëm në një shtet i cili çon drejt arsimit, shëndetësisë, shërbimeve administrative më të mira, qasjes më të mirë dhe të barabartë deri tek drejtësia për qytetarët tanë”, theksoi Deskoska.

Në fjalimin e saj i theksoi arritjet e Ministrisë së Drejtësisë në drejtim të përforcimit të kornizës antikorrupsion dhe implementimit të rekomandimeve të Konventës së KB-së kundër korrupsionit (UNCAC), ndërsa si arritje më të rëndësishme e theksoi sjelljen e Ligjit të ri për parandalim të korrupsionit dhe përplasjen e interesave.

Me Ligjin e ri për qasje të lirë deri tek informacionet nga karakteri publik nga muaji maj i vitit 2019, shtoi, rritet qasja deri tek informacionet, ndërsa afati për marrjen e përgjigjes është shkurtuar dukshëm.

Si përfitim, Deskoska e theksoi edhe rritjen e transparencës në shpenzimin e mjeteve publike, veçanërisht përmes njoftimit në portalin e internetit “Financa të hapura” me të cilin opinioni ka mbikëqyrje në të dhënat për realizimin e transaksioneve buxhetore.

Ministrja theksoi se praktikat dhe sfidat e mira të identifikuara nga cikli vijues i kontrollit të implementimit të Konventës do t’i shfrytëzojmë për argumentim dhe propozim të vendimeve më të mira për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit, por të njëjtit edhe do të na shërbejnë si referencë për mbështetje në aktivitetet për sigurimin e ndihmës teknike. Deskoska u falënderua për mbështetjen eksperte të cilën e siguron Zyra e KB-së kundër narkotikëve dhe krimit (UNODC) dhe sektorin civil në avcancimin e implementimit të dispozitave të Konventës. .