Rusët i bashkohen ushtrisë së Ukrainës, Putin urdhëron shërbimet e sigurisë që të gjejnë “tradhëtarët”

epa08405219 Russian President Vladimir Putin attends a videoconference on the implementation of economy relief measures amid the ongoing coronavirus COVID-19 pandemic at the Novo-Ogaryovo state residence outside Moscow, Russia, 06 May 2020. Russian President Vladimir Putin extended the current nationwide lockdown with home quarantine orders until 11 May 2020 in a bid to slow down the spread of the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus. EPA-EFE/ALEXEI DRUZHININ / SPUTNIK / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimet e tij të sigurisë që të gjurmojnë qytetarët rusë të cilët i janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës.

Duke folur në një takim të bordit të Shërbimit Federal të Sigurisë sot, udhëheqësi rus tha se ata që kanë luftuar për Ukrainën janë të gjithë tradhëtarë dhe nuk do të ketë asnjë mëshirë për ta.

“Kërkoj, siç ka qenë gjithmonë në historinë tonë, që të mos harrojmë se cilët janë, t’i identifikojmë me emra. Do t’i ndëshkojmë pa asnjë paralajmërim, kudo që të ndodhen,” tha Putin.

Ai gjithashtu krahasoi rusët që luftonin për Ukrainën me Ushtrinë Çlirimtare Ruse, e cila luftoi së bashku me Gjermaninë naziste kundër Ushtrisë së Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Sa për këta tradhtarë, drejtuesit e tyre aktualë nuk i mëshirojnë. Ata dërgohen drejt e në betejë si mish për top dhe marrin atë që meritojnë,”- shtoi presidenti rus.

Top Channel