Shkruan: Fitim Nuhiu
Kamber Xhagaduri nga fshati Miratoc i Preshevëspërndryshe njihet si pjesëmarrës në betejën e Çanakalasë, ndërsa si komandant i ushtrisë osmane ka qenë dhe ka operuar në Jemen. Figura të tilla historike kanë lënë gjurmë ngado… Ka kontribuar gjithashtu edhe në shkollimin dhe emancipimin e të rinjve! Profesori i njohur i gjuhës frenge – Dr. Halit Halimi ka qenë djali i tij.
Kamber Xhagaduri kishte pas ushqyer shumë familje, kishte pasur simpati të pafund ndaj dijes, sidomos të malësorëve, por ishte shquar edhe për shumë veti të tjera burrërore…
(Kështu kujton profesori dhe përkthyesi z. Arif Elezi, ish student i Dr. Halit Halimit).
Profesori im z. Haliti (pra djali i Kamber Xhagadurit) kur vinte në shtëpinë time si mysafir m’i tregonte këto gjëra (vetëm mua).
Rreth dijes së malësorëve: Në mëngjes, babai më merrte për dore dhe dilnim në oborr. Kthehej me fytyrë nga kreshtat e maleve të malësisë së Karadakut. Këtë gjë ma kërkonte edhe mua duke më thënë:
“Dëgjo biri im, shikoji mirë këto kodra. Atje është mendja/truri”.
Profesori im thoshte se i ati i tij kishte pas qenë edhe tregtar i madh, duke dërguar bagëti të blera këtej në viset tona, për t’i dërguar e për t’i shitur në Selanik.
Bujaria: E premtja në mbrëmje, shtëpia e tij ishte e mbushur me, siç quheshin, “shtunakë”. Babai (K. Xh.) ishte i lumtur dhe muhabeti ishte i një ritmi të mirëdefinuar një herë e përgjithmonë: Darka duhej shtruar me të gjitha të mirat, sikur të ishin mysafirë“sefte”! Kjo nuk ndalej këtu. Djemtë duheshin të ushqenin kafshët e tyre (të mysafirëve) të cilat duhet të dilnin të shtunën në tregun e Preshevës. Në mëngjes, dy djemtë e mëdhenj, duhet edhe t’i krihnin kafshët dhe të kashagitninkuajt. Këpucët, më detajisht “opingat”, duhej të ishin larë dhe terur gjatë natës dhe në rast të këputjes se ndonjë lidhëse, duhej vënë dhe zëvendësuar me të reja. Kishte edhe nga ata që i kishte zënë nata në të kthyer nga pazaredhe prapë flinin tek babai. I njëjti rregull vlente edhe për pazarlitë e Kumanovës, por ditën e kam harruar, ndjesë.
Me kishën e Stubllës e Letnicës dhe personelin e saj, kishte pasur marrëdhënie të ngrohta. Shpesh edhe i kishte pasur mysafirë në shtëpinë e vet… dhe kështu me radhë.
Hambari ka qenë gjithmonë i hapur dhe ka marrë aty drithë çdokush që ka pasur nevojë, pra kishte pasë dhënë drith, pa kthim – thoshte profesori im z. Haliti. Miqtë i nderonte gjer në nivele gjysmëperëndie!
Nga Karadaku dhe nga viset tona që kanë luftuar në Jemen, kishte pasur shumë djemë, por unë e mbaj mend vetëm xhaxhain e babait tim – Vesel Elezi, ku ka qëndruar 7 vite, por s’di në cilin regjion më detajisht.
Turqia i ka dërguar me dhunë në ato luftëra, ku janë kthyer me xhepa bosh. Ishin djem (ushtarë) të zgjedhur ndër më të mirët për beteja. Veseli thuhej se kishte një gjoks shumë të zhvilluar.
Në shenjë hakmarrje ndaj Turqisë, gjyshi im, Shaban Elezi, qe njëri ndër luftarët më besnik të Idriz Seferit.
Tri ditë pas Betejës së Kaçanikut, turqit vijnë nga Kumanova dhe i vendosin istikamet mbi varrezat e Stanecit, prej nga vërejnë një atë të tyre të cilin gjyshi e kishte marrë për t’u kthyer në shtëpi. Duke qenë ati tepër i madh, pra e pamundur për ta futur në ahuret e atëhershme, ata, me dylbi e vërejnë. Vijnë në Lezbali, ia mbushin gjyshit shtëpinë me kashtë dhe ia ndezin flakë.
Dialogu në mes të nënës së gjyshit tim dhe oficerit turk, teksa i venin zjarrin shtëpisë së saj (përmes përkthyesit):
“Pse more bir po bëni kështu?
Oficeri: Jo loke, jo. Ne s’po ta bëjmë këtë por djali yt. Pyete ku ka qenë para tri ditëve (duke aluduar në Betejën e Kaçanikut).”
Në foto gjenden edhe tre djemtë e tij: Shefkija, Jakupi, Vasufi dhe Kurtish Xhagaduri…
Z. Raif Emini (ish kryetar i gjykatës komunale në Preshevë) kujton kështu këtë personalitet:
Kamber Xhagaduri është nga fshati Miratoc, mëhalla e Xhagadurëve, një personalitet shumë përparimtar për kohën, arsimdashës dhe athetar i mirëfilltë. Për kohën ka qenë i arsimuar dhe ka patur të kryer Medresenë. Nga Turqit ka qenë i marrë si ushtar i rregullt dhe ka shërbyerdisa vite. Ka luftuar në Luftën e Çanakalasë, por edhe në Jemen. Atje është zënë jesir dhe disa vite është mbajtë nga anglezët. Sa më kujtohet pas 3 viteve jesir në Indi është liruar dhe u kthye në Miratoc. Ka qenë Çaush në ushtrinë turke. Kamberi gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë komandant për mbrojtjen e kufirit shqiptaro-serbo-maqedono-bullgar. Pra, ka qenë patriot i devotshëm me njohuri të mira luftarake.
Në pamje e dukje ka qenë i pashëm e dinjitoz, i ka patur hije fjala kur fliste. Në fshat por edhe më gjerë ka patur autoritet të pakontestushëm, andaj si i tillë ka ndikuar shumë në qetësimin e ngatërresave në fshat. Në ato ndërmjetësime ka qenë i drejtë, edhe të mirën por edhe të keqën ua ka thënë në sy…
Kamber Xhagaduri sa më kujtohet duhet me u pas lind rreth viteve 1884/85, ndërsa ka vdekur në korrik të vitit 1967.
Ka pasë një veshje karakteristike për kohën, një xhublet të zhgujtë dhe tirçi ngjyrë të kafta. Tirqi në atë kohë në Miratoc pos tij askush tjetër nuk ka mbajtë. Kapuçi po ashtu ka qenë karakteristik për të, e ka bartë këtë lloj kësule që e ka edhe në fotografi.
Sa i përket mikpritjes, çka ka thënë më lart z. Arifi e ka karakterizuar Kamberin. Po ua jap një shembull, derisa isha maturant te shtëpia e Gagës Kamber kishte ardhë mysafir Avdulla Ismaili miku i djalit të Kamberit – Jakupit.Pasdite Abdullahu erdhi te unë sepse ishim edhe shokë por edhe katër vite bashkë në klasë. Së bashku me Avdullahun shkuam te ‘vneshti’ (vreshtat) dhe u shëtitëm deri vonë. E përcolla deri në afërsi të shtëpisë së Kamberit dhe u ktheva në shtëpi në skajin tjetër të katundit. Në shtëpi ishte kohë darke dhe u dëgjua një goditje e dyerve të oborrit, babai im më tha të dalë të shihja se kush po trokiste në këtë kohë.Kur dalë te dyert ishte Vasufi, djali i tretë e Kamberit dhe Abdullahu. I thashë të hynin brenda, jo thanë, Gaga e pyeti Abdullahin se ku ke qenë gjithë këtë pasdite dhe ai i ishte përgjigjur se kishte qenë te ti (pra te unë) dhe që kishim shkuar të vneshti i cili ishte rrugës për në Llojan. AtëherëGaga i thotë qortueshëm Abdullahit sesi je ecë me Raifin gjatë gjithë kësaj pasdite e nuk e ke marrë në darkë. Andaj djalit të tij Vasufit dhe Abdullahit si mysafir iu kishte urdhëruar me ardhë dhe me më marrë në darkë dhe më thanë se edhe ata nuk guxojnë me u kthye në shtëpi pa mua sepse ashtu i kishte porositur. Edhe pse atëbotë shumë u ndruajta (ngushtova), sepse isha i ri, u deshtë përtë shkuar në darkë te Gaga. Na bëri muhabet pas darke deri vonë.
Kamber Xhagaduri ka qenë i lexueshëm, ai ka përcjellë edhe politikën ditore të kohës, por edhe çështjet historike.Ka qenë një enciklopedi historike e kohës. Ka ditë me i folë dhe me i shkruar disa gjuhë. Turqishten e ka njohur shumë mirë, ngase kishte kryer një Medrese. Aty si lëndë mësimore kishte pasur arabishten e persishten, andaj edhe këto gjuhë i ka ditur mirë. Gjatë kohës sa ishte jesirë nga anglezët, mjaftueshëm kishte mësuar anglishten dhe gjatë qëndrimit në Indi e cila në atë kohë ishte koloni e Britanisë, kishte punuar në firma angleze me punëtor indian e kishte mësuar edhe indishten dhe në fund në burgjet e Jugosllavisë kishte mësuar edhe serbishten.
Gjatë bisedave me të, disi ta ka imponuar autoritetin, ka qenë bashkëbisedues i denjë, por edhe me vëmendje ka dëgjuar bashkëbiseduesit. Pra ka qenë personalitet karakteristik, atdhetar i devotshëm dhe shpeshherë nëpër ndeja thoshte se populli i arsimuar e ruan edhe kombin edhe fenë.
Në kohën e tij ka qenë një zotëri i vërtetë. Ka qenë njohës i rregullave fetare, andaj hoxhallarët e kohës nëpër ndeja shumë kanë qenë të kujdesshëm, sepse Kamberi ka reaguar ashpër nëse gabimisht është (keq)interpretuarndonjë vais fetar.
Kamberi apo si e kanë thirrë i gjithë fshati GAGA, ka qenë arsimdashës, e ka dëshiruar arsimimin e popullatës dhe më kujtohet qysh nga klasa parë e deri në të tetën, kur e takonim në rrugë është dashur ta përshëndesim me mirëdita ose mirëmëngjes dhe rrugës me çdo fëmijëndalej, bisedonte e pyeste dhe e këshillonte që të mësojë.
Një herë me një fshat tjetër e kishin pas pyet si ke lejuarKamber ta dërgosh djalin në Zagreb në fakultet e madje në Dorbonë të Francës dhe e ke bërë “shka”, e ai u është përgjigjur: “më mirë po e baj “shka” se me mbet ka”. Për fat të tij, djali i tij Haliti e kreu fakultetin dhe në Francë magistroi dhe doktoroi, por pas vdekjes së babait u kthye e punoi në universitetin e Prishtinës, dega e frengjishtës deri në pension. Dr. Haliti trashëgoi shumë veti e dije madje edhe sjellje nga Kamberi. Të gjithë djemtë, që të katërt trashëguan atdhedashurinë nga Kamberi, madje edhe ne më pas si gjimnazistë.
Më kujtohet kur një vit para studimeve punova si mësues në fshat, Gaga për çdo javë vinte në shkollë, rrinte një orë a dy dhe na këshillonte se ne si mësues duhet të përgatitemi mirë e t’i mësojmë nxënësit sepse nga puna jonë varet fati i një populli. Në shkollë interesohej për fëmijët e familjes së tij por edhe të gjithë fshatit, madje edhe neve në rrugë kur na ndalte nga 10-15 herë na porosiste që të mësojmë. Unë jam i bindur se ndikimi i tij pozitiv ka qenë i mirë dhe në nivel komunal fshati jonë ka pas shumë më tepër studentë, mësues, arsimtarë, mjekë,inxhinierë sesa nga fshatrat tjera të gjithë Luginës.
Në fund pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, si komandant të ushtrisë mbrojtëse të formuar nga vet fshatarët e kanë dënuar me burgim. Ai njeri meriton më shumë mirënjohje nga populli, madje edhe është dashtë ta përkujtojmë në ndonjë institucion makar në fshat.
Ilaz Berisha, i lindur në Llashticë të Gjilanit, por afro njëzet vjet i rritur (për shkaqe të caktuara objektive) te dajat e tij në Lezbali të Karadakut të Preshevës, profesor i gjuhës shqipe dhe tani 6o vjet jeton në Prishtinë, kështu e kujton:
Kamber Xhagaduri ka qenë atdhetar i devotshëm. Personalitetet e devotshme kombëtare duhet përkujtuar rregullisht për të mos i harruar dhe për t’ua bërë me dije gjeneratave dhe kështu t’i përcjellim gjeneratë pas gjenerate. Gjyshi im Feriz Berisha, më tepër i njohur si Feriz Llashtica nga Llashtica e Gjilanit ka qenë mik dhe dashamir i Kamber Xhagadurit. Meqë vajza e dajës është e martuar për stërnipin e Kamberit pata rast të shkoj në Miratoc dhe i biri i Kamberit më ka treguar se n’atë odë ku ne rrinim, u ka bërë kafe dhe kisha dëshirë t’i dëgjoja bisedat e tyre burrërore dhe atdhetare.