Forcat ukrainase po vazhdojnë të kryejnë sulme brenda territorit të shtetit rus.
Ushtria ukrainase dhe sabotuesit rus kohët e fundit po bombardojnë industrinë e karburanteve.
Gjatë mbrëmjes së kaluar dronët sulmuan dy rafineri të naftës në rajonin e Samara të Rusisë.
Dronët goditën territorin e një rafinerie nafte në Syzran, duke shkaktuar një zjarr që aktualisht shtrihet në 500 metra katrorë.
Theksojmë se tre grupe ruse kohët e fundit po organizojnë sulme brenda Rusisë, si shenjë pakënaqësie ndaj Kremlinit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.