Sunak përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 2 maj

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, e ka përjashtuar mundësinë që zgjedhjet e përgjithshme të zhvillohen më 2 maj – ditën e zgjedhjeve lokale – siç ishte spekuluar gjerësisht.

I pyetur nëse kjo do të jetë data e zgjedhjeve nga ITV, ai tha: “Nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme atë ditë.

“Por kur ka zgjedhje të përgjithshme, ajo që ka rëndësi janë zgjedhjet”, ka thënë Sunak, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.