Loredana shkëmben puthje të zjarrtë me Karimin në tribuna, gjatë ndeshjes së tij në Ligën e Kampionëve

Reperja e njohur Loredana Zefi po tregon se dashuria e saj për futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi nuk njeh kufij as në distancë dhe as në angazhime profesionale.

Edhe pse me një orar të ngjeshur për shkak të karrierës së saj në muzikë, Loredana po gjen kohë për të mbështetur dhe inkurajuar partnerin e saj në çdo ndeshje.