Pas ndarjes nga Ledri, kush po e bën të lumtur Sara Hoxhën?!

Një ndarje mjaftë e komentuar ishte ajo e Ledrit dhe Sarës.

Edhe pse në media u bë një ngjarje e madhe, dyshja po e tejkalojnë këtë situatë me shumë sportivitet.

Për Ledrin nuk po ndalojnë projektet muzikore dhe mbrëmjet në klube të natës.

Por edhe për Sarën, nuk po ndalojnë udhëtimet me shoqëri.

Ajo së fundmi ndau një fotografi ku shihet se dikush nga shoqëria e saj i ka dhuruar lule.

Ndarja siç shihet i ka hap rrugë bukuroshes të shijojë jetën si vajzë beqare.