Cameron: Marrëveshja për pengjet dhe armëpushim është “në tavolinë”, Hamasi duhet ta pranojë

David Cameron ka thënë se një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin është “në tavolinë”, por po mbahet nga Hamasi.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha se ndalimi i luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit është një prioritet, së bashku me marrjen e ndihmës së mjaftueshme në Gaza, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Ne duam që kjo pauzë të ndodhë tani me një marrëveshje për pëngjet që tani është në tryezë dhe Hamasi duhet ta pranojë atë”, është shprehur ai.

Cameron bëri thirrje gjithashtu për hyrjen e 500 kamionëve në ditë në Gaza për të shmangur urinë dhe sëmundjet.