Hamasi i bën thirrje ShBA-së të ndalojë furnizimin e Izraelit me armë

Hamasi i ka kërkuar SHBA-së që të ndalojë dërgimin e armëve izraelite disa orë pasi dërgoi ndihma në Gaza.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan tha se kjo gjë është shumë më e rëndësishme se dërgimi i ndihmës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Ne i themi Uashingtonit, ajo që është më e rëndësishme se dërgimi i ndihmës në Gaza është ndalimi i furnizimit të tij me armë për Izraelin”, është shprehur ai.

Hamdan përsëriti gjithashtu pretendimet e Hamasit se asnjë shkëmbim pengjesh nuk mund të ndodhë pa një ndërprerje të plotë të armiqësive.